E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi: kallezim penal per kryetarin e PDK, Ndoka

Numri dy i Ministrise se Jashtme, Anton Gurakuqi, ka deklaruar dje se do te beje kallezim penal per kreun e PD, Ndoka. "Do te depozitoj nje kallezim penal ne Prokurorine e Republikes per ministrin e Shendetesise, Nard Ndoka, per shperdorim detyre. Ministri Ndoka ka abuzuar me detyren, duke perdorur administraten publike te Ministrise se Shendetesise dhe strukturat e saj ne te gjithe vendin per veprimtari partiake dhe personale te tij. Kjo u konstatua ne mbledhjen e te ashtuquajturit "Keshilli Kombetar i PDK", ku ne vend te anetareve te Keshillit Kombetar te ligjshem te PDK ai mblodhi dhe mori vendime me drejtoret dhe administraten publike te MSH, per te cilat disponojme edhe prova filmike", ka qene deklarata e zv.ministrit te Jashtem, Anton Gurakuqi. Nderkohe qe pritet qe ky kallezim penal ndaj Ndokes te depozitohet diten e hene ne Prokurorine e Pergjithshme. Ne te njejten linje ka qene dhe zyrtari tjeter i larte i PDK, Kole Tonaj. Ai nuk ka munguar te shprehet se njerezit qe jane rreth Ndokes nuk jane pjese e PDK, po klani i tij. Ne te njejten kohe akuzon dhe per manipulim nepermjet dokumenteve false te Gjykates se Faktit. Nderkohe qe burime te brendshme brenda kundershtareve te Ndokes saktesojne se kongresi i thirrur per t'u mbajtur me 10 maj, do te zhvillohet me 7 maj. Mesohet se ndryshimi i dates se kongresit ka ardhur per shkak se vetem tri dite me pare Ndoka vendosi zhvillimin e kongresit te PDK me date 8 maj, ku do te kerkoje largimin e Gurakuqit dhe Bushatit nga postet e zv.ministrave qe ata mbajne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›