Topi sulmon Topallin

Duke sqaruar se në rrugëtimin e tij politik nuk merret me ish-bashkëpunëtorë dhe ish-kolegë, kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi tha se nuk mund t'i bindet këtij rregulli për Jozefina Topallin, të cilën e quajti njeri të vogël që ka abuzuar me pushtetin. Këto deklarata i beri nga qyteti i Shkodres. "Kanë abuzuar me qytetarinë e këtij qyteti, kanë abuzuar me emrin e Shkodrës dhe absolutisht kanë qenë vetëm shërbëtorë të Zgjedhjet 2013KQZ ndryshon shortin e listës Rama: Berisha po na çon në humnerë financiareKriza e KQZ-së, Arvizu në PS rëndomtë të kryestalinistit, të komunistit të fundit në Shqipëri. Jam i bindur që 23 qershori do të jetë fundi politik i tyre, i asaj që në emër të këtij qyteti ka shkuar në institucionin më përfaqësues të Shqipërisë dhe fati jonë i keq se e ka përfaqësuar në mënyrën më vulgare të mundshme", tha Topi. Mediu në Shkodër: Të zgjidhim cështjen e pronës Kryetari i Republikaneve Fatmir Mediu deklaroi ne Shkoder se ka ardhur koha e zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se prones, e cila do te zhvilloje vendin dhe çliroje te ardhura per te gjitha familjet. "Eshtë shumë e rëndësishme, nëse flasim për Europë të zbatojnë ato standarde europiane. Bashkë me pronarët e ndershëm dhe të ligjshëm do të vazhdojmë të kërkojmë ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë përfundimtare", tha Mediu. Lesi: Të rregullojmë njerëzit tanë Prezantimin me original te kandidatit e ka bere kreu i LDK-se Nikolle Lesi. Gjate prezantimit te kandidatit te kesaj partie ne Lezhe ai tha se edhe nje vote eshte e vlefshme, pasi marreveshja qeverisese eshte e tille qe partite aleate edhe nese nuk marrin deputete, do te marrin poste te tjera ne baze te votave kombetare. / Top Channel