E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, takim me FRD: Rikthim në politikë. Aleancë me qytetarët

TIRANE- Hapin e pare publik të zyrtarizimit të rikthimit në politikë e ka quajtur ish presidenti Bamir Topi takimin e sotem me themeluesit e Frymes se Re Demokratike.

Ne nje deklarate per mediat, pas mbylljes se takimit, Topi ka deklaruar se fundi i këtij muaji do të realizojë hapin përfundimtar te ketij rikthimi.

“Jam i bindur tashmë se takimi tjetër do të realizohet në selinë e re të FRD, një forcë e re politikë që në vizionin politik e ka bërë të qartë që do të jetë në funksion të plotë të aspiratës qytetare dhe më ka pëlqyer një shprehje e saktë e Oketës, kur është pyetur për aleancat e mundshme, ne do e kemi me qytetarin”- ka thene Topi.

I pyetur per aleanca te mundshme per zgjedhjet, Topi ka dekalruar se duke folur nga pozicioni personal eshte dakord me Oketen. “Sot flas nga një pozicion personal se kur të zyrtarizohet pjesëmarrja ime do jemi të kujdesshëm që vendimit të jenë të partisë. Unë shkoj në sintoni me Oketën, aleanca vetëm me qytetarin dhe jo me atë psikologji dhe atë politikë që konsiderohen parti të vjetra”- tha ai.

Topi nuk dha detaje nese i eshte ofruar posti i drejtuesit te FRD-se, duke pranuar se ai kthehet ne politike si misionar. “Nuk e lidh këtë me një pozicion të caktuar, kjo di ti takojë të ardhmes. Rotacioni vjen nëpërmjet votës së popullit. Mjaft politika në vend kanë sjellë një zhgënjim që vjen më shumë nga zëri i qytetarit”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›