E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takim me 'Partitë e Vogla', për ndryshimet kushtetuese

 

Partitë e vogla kanë pasur sot një takim me Presidentin e Republikës Bamir Topi. Ky takim ka pasur si synim diskutimin për ndryshimet kushtetuese që po ndodhin me hapa shumë të shpejtë.

Kreu i PAD-së Neritan Ceka në intervistën e dhënë për mediat u shpreh 'se ky ishte thesht një takim informal, ku presidenti shprehu shqetësimin e tij për ndryshimet kushtetuese'. Mësohet se ky takim nuk ishte një takim vendimmarrës por ishte thjesht një shkëmbim mendimesh që kreu i shtetit realizoi me krerët e partive të vogla, për mënyrën se si po bëhen ndryshimet kushtetuese dhe për mënyrën se si duhen bërë ato.

Ethet e ndryshimeve kushtetuese kanë mbërthyeër politikën shqiptare këto ditët e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›