Prokuroria e Përgjithshme- Ja provat që çuan në arrest Armando Muçin
Kanë qenë shenjat e gishtërinjve që e kanë zënë në kurth Armando Muçin dhe më pas e kanë çuar në arrrest.
Pas arrestimit të tij dhe bërjes publike nga mediat për këtë ngjarje reagon Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin e Armando Muçit në Vlorë, të dyshuarit për vjedhje të shumave të mëdha biznesmenit Sulo Shehu. Zëdhënësja e Prokurorisë ka bërë të ditur provat që kanë çuar në arrestimin e tij. Ndalimi i tij është bërë i mundur nga këqyrja e vendit të ngjarjes ku nga Policia dhe Prokuroria janë gjetur shenjat e gishtërinjve të autorit që kanë shërbyer më pas për hetime të mëtejshme.
Prokuroria e Vlorës ka rinisur hetimet për këtë ngjarje në 20 mars 2008. të dyshuar ishin një grup personash mes të cilëve edhe shtetasi Armando Muçi që në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer vjedhjen me armë deklaron Prokuroria.
Kanë qenë shenjat e gishtërinjve që e kanë zënë në kurth të dyshuarin. Prokuroria saktëson shumën e vjedhur që mësohet të jetë 1 miliard e 700 milion lireta.