E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takim me juristë për vendet vakantë në Kushtetuese



Kreu i Shtetit Bamir Topi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me juristët me të njohur të vendit për të përzgjedhur kandidaturat për 6 vendet vakantë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese si dhe vendet vakante për Gjykatës së Lartë. Jurist, si Maks Haxhia, Artur Kalaja, Manjola Bejleri, Marjana Semini, Skënder Kaçupi, Aleks Luarasi tashmë janë në grupin e punës i cili do të përzgjedhw gjashtë gjyqtarët më të kualifikuar për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Në fillim të takimit, Presidenti Topi pasi i ka falënderuar të gjithë anëtarët e grupit të punës për gatishmërinë e tyre në ofrimin e asistencës juridike, i ka inkurajuar ata drejt standardeve të njohura e të pranuara për gjyqtarë me integritet të lartë moral e profesional. "Për shkak të kësaj rëndësie, kam qenë i hapur, dhe u kam bërë thirrje konstante partive parlamentare që t'i kushtojnë gjithë vëmendjen e duhur përmirësimit të klimës politike, me qëllim krijimin e një shtrati bashkëpunimi për këto emërime. Politika duhet të ruajë strukturën e shtetit. Ajo duhet të jetë e harmonizuar për gjëra madhore!", ka vazhduar persidenti Topi. Ndërkohë ekspertët ligjorë, në përfundim të këtij procesi konsultimi, do të paraqesin sugjerimet e tyre për standardet dhe kriteret, veç atyre ligjore, që mund të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›