Kuvend, demontimi i armëve, Brace: Nisma s'ndal transaksionet
TIRANË-Kuvendi ka nisur punimet e seancës plenare të radhës, e cila nga sot do të funksionojë sipas rregullave të reja të miratuara një javë më parë, pas ndryshimit të rregullores parlamentare.
Seanca ka nisur me shqyrtimin e p/ligjit 'Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin (NAMSA) për demontimin e municioneve".
Deputeti Erjon Brace e cilësoi të nevojshme marrëveshjen, por sic tha ai, kjo marrëveshje nuk zgjidh transaksionet që shtetas serbë, malazezë e boshnjakë kryejnë ilegalisht në Shqipëri.
Kam dokumenta qe deshmojne transaksionet
“Ne kryejmë transaksione armësh me shtetas serbë, Euroneës tregoi predhat kineze tona që jane dërguar arme në Libi, në raportin e OKB dëshmohet preshat e armët që janë dërguar në Jemen e vende të tjera arabe.
Sipas Braces, marrëveshja duhet realizuar para se të ndodhte ngjarja tragjike në Gërdec ku u vranë 26 persona.
Brace theksoi se ka lexuar në raporte të OKB se Shqipëria përvec marrëdhënieve tregtare për armët ka dhe marrëveshje për dërgimin e parave në zonat e nxehta, si Jemen e Libi.
Ministri I Mbrojtjes, Arben Imami theksoi se marrëveshja është një zgjidhje për armët e vjetëruara në vend duke kundërshtuar deklaratat e Braces. Sipas Imamit, tregtia e armëve është e ligjshme dhe se sot nuk nuk duhet diskutuar per te shkuaren , pro per te ardhmen.
Ndërkohë, në kalendarin e punimeve të miratuar dy ditë më parë nga Konferenca e Kryetarëve, diskutimet jashtë rendit të ditës janë përcaktuar si pika e fundit e seancës.
Kalendari gjithashtu parashikon të detajojë procedurën e shqyrtimit të p/ligjeve, duke filluar nga përcaktimi i relatorëve, të drejtën e ministrave për të folur në çdo moment, si dhe qëndrimin që duhet të shprehin kryetarët e grupeve parlamentare.