E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon homologun maqedonas: Kosova duhet trajtuar si një shtet i pavarurNga TemaPresidenti shqiptar, Bamir Topi, tha dje gjatë një takimi me homolo

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Topi takon homologun maqedonas: Kosova duhet trajtuar si një shtet i pavarurNga Tema

Presidenti shqiptar, Bamir Topi, tha dje gjatë një takimi me homologun maqedonas, George Ivanov, se Kosova tashmë duhet të trajtohet si një shtet i afirmuar në skenën ndërkombëtare.

Deklarimet e Topit vijnë pas një periudhe acarimi mes Prishtinës dhe Shkupit, pasi presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu, nuk u ftua të ishte në inaugurimin e homologut Ivanov, e më pas refuzoi një ftesë nga ky i fundit, duke deklaruar se ishte ndryshuar protokolli dhe vizita nuk do ishte zyrtare.

Takimi mes presidentëve Topi dhe Ivanov u bë në Durrës. Ky takim pune u zhvillua me kërkesë të presidentit Ivanov, i cili po kalonte transit në vendin tonë për të marrë pjesë në Forumin Rajonal për Korridoret Kulturorë në Evropën Juglindore “Administrimi i Shumëllojshmërisë Kulturore dhe Promovimi për Qëllime Turistike”, që do të zhvillohet në Cetinjë të Malit të Zi.

“Presidenti Topi nënvizoi klimën e mirë të bashkëpunimit politik e ekonomik, si dhe situatën e re gjeopolitike në rajon, e cila është përmirësuar sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe futjes në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë. Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi faktin se tashmë Republika e Kosovës po konfirmohet me shumë sukses si një shtet i pavarur, demokratik e shumetnik dhe se mbështetja e vendeve fqinjë duhet marrë karakterin e partneritetit reciprok si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë diplomatik e politik në interes të sigurisë e zhvillimit afatgjatë të rajonit tonë. Në këtë pikë presidenti Topi theksoi nevojën e përfshirjes së Kosovës në tryeza, forume dhe projekte të përbashkëta rajonale duke qenë se kjo do t’i shërbente rritjes së mëtejshme të frymës së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor me synim integrimin e përbashkët në strukturat euroatlantike dhe familjen e madhe evropiane”, - thuhet në një njoftim të Presidencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›