E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon privatizimi i INSIG, do të çelet tender tjetër në vjeshtëNga Fitim ZekthiPrivatizimi i shoqërisë së sigurimeve, INSIG, duket se ka dështuar për

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Dështon privatizimi i INSIG, do të çelet tender tjetër në vjeshtëNga Fitim Zekthi

Privatizimi i shoqërisë së sigurimeve, INSIG, duket se ka dështuar përfundimisht, për shkak se kompania e shpallur fituese nuk ka vijuar negociatat për të nënshkruar kontratën me kushtet e tenderit, por ka kërkuar ndryshime. Burime zyrtare bëjnë më dije se kompania do të ofrohet përsëri për shitje tashmë në një procedurë tjetër nga e para. Të dhënat bëjnë më dije se qeveria shqiptare ende nuk ka dijeni për kushtet e reja të kërkuara nga kompania që u shpall fituese në tender. Agjencia e lajmeve, Reuters, citon zv/ministrin e Financave, Shehu, të thotë se ata nuk kanë dëgjuar detaje për ndryshime në çmimin e blerjes apo për ndarjen e dividentit. Të dhënat zyrtare thonë se qeveria tashmë e ka të qartë që INSIG do të futet në proces privatizimi më fillimin e vjeshtës. Sipas këtyre burimeve, koha më e mundshme për hapjen e tenderit të ri është muaji shtator. Qeveria zhvilloi tenderin për shitjen e INSIG në dhjetor të vitit të kaluar, ku u shpall fituese kompania amerikane, “Reserve Life”, e cila ofroi 25 milionë euro për blerjen e 61% të aksioneve. Pjesa tjetër e aksioneve prej 39% në atë kohë zotërohej nga BERZH dhe Banka Botërore, të cilat edhe këto janë tërhequr së fundmi nga INSIG. Ministria e Financave konfirmon se BERZH së bashku më Bankën Botërore ia kanë rishitur qeverisë shqiptare pjesën e tyre të aksioneve për një vlerë prej rreth 8 milionë eurosh, të cilat janë paguar nga rikapitalizimi i vetë INSIG.

Tashmë, shteti shqiptar zotëron pronësinë e 100% të aksioneve të INSIG, ndërkohë që nuk dihet ende se sa prej tyre do të nxirren në shitje në tenderin e ri që pritet të hapet në shtator. Privatizimi i kompanisë ka dështuar prej shumë vitesh, pasi kjo kompani ka hyrë në procesin e privatizimit disa herë. Në të gjitha rastet procedurat janë ndërprerë. Kompania INSIG ishte e vetmja kompani në vend dhe ajo për këtë shkak zotëronte të gjithë tregun. Vit pas viti kompania nisi të humbë pjesë të tregut, derisa ka mbërritur në kuotat e tanishme, kur ajo zotëron rreth 10% të tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›