Basha:Betimi i Obamës,moment historik

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka vlerësuar si historike momentin kur Barak Obama do të betohet si presidenti i 44-t i SHBA-së. Shefi i diplomacisë shqiptare Basha në një intervistë për gazetarin Alfred Peza, ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të SHBA-së në rajon, në Shqipëri, e veçanërisht në Kosovë pasi amerikanët u shndërruan në mbrojtësit më të fortë të pavaresisë së Kosovës. Sipas Bashës marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të përmiresohen tashmë që në krye të Shtepisë së Bardhë është Obama. Ndërkaq Ministri Basha i bëri dhe jehonë fushatës së jashtëzakonshme elektorale mes Obamës dhe Mc Cain, duke bërë edhe analogji me PD-në dhe aspiratat e saj. I gjithë faktori politik shqiptar ka qenë gjithmonë i bashkuar për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në