Dervishaj:Dita e sotme,e shënuar për SHBA-në

Sokol Dervishaj, kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës duke folur për emërimin e sot të Obamës si president e konsideroi ditën e sotme si të shenjtë për SHBA-në. Sipas Dervishaj rëndësia e këtij eventi i bën të kuptueshme masat e sigurisë në SHBA. Dita e sotme sipas tij është një ditë shumë e mirëorganizuar. Sa i përket trashëgimisë së presidencës Bush, mund të themi që ka suksese dhe dështmi. "Triumfi i Bush-it nisi me triumfin përballë Al Gorit, dhe suksesi i tij i fundit ishte fakti që gjatë fjalimit pranoi gabimet", shtoi ai.