Topi uron Sejdiun për 2 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka uruar presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në mesazhin e urimit dërguar presidentit Sejdiu me këtë rast presidenti Topi shpreh në emër të popullit shqiptar dhe në emrin e tij personal urimet më të ngrohta dhe më miqësore. Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta
dhe qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe tju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike, thuhet në mesazhin e urimit. Ndër të tjera në këtë mesazh vlerësohen edhe hapat e shpejtë e të sigurt të Kosovës në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që Kosova po zbaton me përkushtim.
Last Updated on E Marte, 16 Shkurt 2010 22:39