E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi uron nga “Petro Nini Luarasi”, Berisha zgjedh “Hoteleri Turizmin”

TIRANË- Sot në ditën e parë të vitit të ri parauniveristar krerët e shtetit, Presidenti Bamir Topi dhe kryemnistri Sali Berisha ashtu si edhe vite të tjera kanë zgjedhur secili nga një shkollë për të uruar nxënësit e mësuesit për këtë vit të ri.
Presidenti Topi uroi nga gjimnazi Petro Nini Luarasi, ndërsa kryeministri nga shkolla e mesme profesionale Hoteleri-Turizëm.
“Emocion që ndodhem në këtë shkollë me tradita të vyera. Kjo shkollë është në treshen e shkollave elitare, ku teknologjia e re ofron mësim bashkëkohor”, tha Topi.

Ndërsa kryeministri deklaroi se arsimi në Shqipëri ka të dhëna premtuese që na bën të krahasohemi me vendet e zhvilluara. Tek rritja e cilësisë, sipas tij kanë ndikuar edhe reformat e qeverisë.

“Ne kemi vendosur që në këtë garë të pranojmë të certifikohemi duke u krahasuar me vendet më të zhvilluara. Baza nga e cila e nisëm këtë vlerësim dhe krahasim janë edhe reformat e ndërmarra, shtrirja e intenetit në cdo shkollë, rritja e rrogave të mësuesve, kanë dhënë edhe rezultatet e para premtuese e lakmuese. Është sëtudimi më serioz që bëhet sot për vendin”, tha Berisha.

Kryeministri iu shpreh më tej se ndjehet i kënaqur që ndodhet sot me nxënësit e një shkolle profesionae dhe ftoi cdo prind që ta edukojë fëmijën e tij në një shkollë të tillë.
“Të dashur nxënës edhe nxënëse jo pa qëllim zgjodha shkollën tuaj. Jam i impresionuar nga arritjet tuaja, sot kjo shkollë është përshtatur përsosmërisht mirë me kërkesat e tregut. Cojini fëmijët në shkolla profesionale. Nuk kanë as edhe shmangien më të vogël nga universitetet por i japin fëmijës njohuri imediate për tregun dhe veten. Këtë vit rritje të nxënësve në shkollat profesionale”, tha Berisha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›