Elbasan, foshnja lind në kushte primitive, mbijeton mrekullisht
ELBASAN- Mbijeton mrekullisht edhe pas lindjes në kushte primitive në të ftohtin që karakterizoi zonat e thella të Elbasanit ditët e fundit, një bebe nga fshati Grekan i këtij rrethi. Nëna 28 vjecare, e njohur nga mjekët për problemet që shfaq me shëndetin mendor dhe sipas mjekëve e trafikuar në Greqi , më pas e riatdhesuar dhe e sistemuar për disa kohë në Qendrën e Rehabilitimit të grave të dhunuara në Elbasan ka sjellë në jetë , në kushte primitive foshnjën e saj. Bebja është mashkull me peshë 3 kg e 300 gram , pa asnjë problem shëndetësor. Mamia që ka ndjekur shtatzëninë e 28 vjecares thotë se ditën e lindjes nëna gjendjen në banesën e saj, bashkë me të ëmën që po ashtu shfaq probleme me shëndetin mendor dhe në kushte aspak normale , në temperatura shumë të ulta ka sjellë në jetë beben e saj. Pas lindjes, infermjerët e fshatit kanë dërguar nënën dhe fëmijën në Maternitetin e Elbasanit ndërsa thonë se edhe pse mbijetoi për mrekulli, foshnja nuk mund të mbahet nga nëna për vetë problematikën që ajo shfaq. (e.n/News24/BalkanWeb)