E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, probleme në portet e Durrësit e Vlorës

Probleme në portin e Durrësit dhe të Vlorëa për shkak dallgëve të detit dhe erërave të forta. Niveli i dallgëve në gjirin e Durrësit ka arritur në 4 ballë
Burime pranë Kapitenerisë së Portit, bëjnë me dije se moti i keq ka vështirësuar së tepërmi punën në portin më të madh të vendit.
Sipas tyre, dy tragete nga Bari nuk kanë mbërritur në port sipas orës së përcaktuar.
Ndërkaq, Kapiteneria ka dhënë urdhër të prerë për anijet e vogla që të mos dalin në det."Peshkarexhat nuk lejohet të dalin në lundrim për peshkim", mësohet të thonë zyrtarët e Kapitenerisë së Portit të Durrësit.
Gjatë mëngjesit të sotëm, niveli i dallgëve në gjirin e Vlorës, ka arritur në 2-3 ballë, ndërkohë që, në det të hapur, llogaritet të jetë në 6-7 ballë. Shpejtësia e erës, me drejtimin jug lindje, ka arritur në 10-12 metër/sek, por, me ndryshime të vazhdueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›