Kinsella-Topalli: Opozita të kthehet në Parlament
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, dy kryeparlamentarët ndanë të njëjtin mendim që opozita duhet të hyjë në Kuvend.
"Si kryetar i Senatit inkurajoj të gjithë anëtarët e parlamentit të vijnë e të flasin në parlament", u shpreh z. Kinsella, i cili nga dita e djeshme ka nisur një vizitë zyrtare treditore në Shqipëri. Nga ana e saj Kryetarja Topalli ripërsëriti qëndrimin që opozita të vijë në Kuvend në respekt të detyrimeve ndaj elektoratit të saj.
"Pres që opozita të vijë në parlament. Deputetët e zgjedhur nga shqiptarët, që i kanë caktuar detyrën e rëndësishme, të bëjnë misionin opozitar, të jenë të pranishëm në parlament. Ata do të kenë të gjitha hapësirat që i lejon kushtetuta e ligji, si dhe gjithë fleksibilitetin e kryetares së Kuvendit për t'i respektuar në detyrën e tyre", tha ajo.
E pyetur nga gazetarët rreth një nisme ligjore të inicuar nga opozita për hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit, e cila do të mbajë firmat e rreth 20 mijë zgjedhësve, kryetarja e Kuvendit tha se "pa dyshim që çdo iniciativë kushtetuese do të shqyrtohet në parlament. Por, do të mendoja se ishte më e thjeshtë, pasi në bazë të kushtetutës dhe ligjit nuk kishin fare nevojë t'i lodhnin shqiptarët. Mjafton iniciativa e një deputeti për t'u shqyrtuar në parlament.
Rrugët kushtetuese dhe rrugët ligjore respektohen dhe shqyrtohen në parlament". Gjatë konferencës dy kryeparlamentarët informuan mediat për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen si nafta, gazi, bankat, edukimi etj. Ata folën dhe për memorandumin e nënshkruar prej tyre në fushën e telekomunikacioneve.
"Vizita e delegacionit kanadez do të jetë një dimension i rëndësishëm në zhvillimet më të ndjeshme ekonomike. Ne nëshkruam një memorandum bashkëpunimi për të inkurajuar dy qeveritë në fushën e telekomunikacionit, sidomos në atë të bashkëpunimit detar mes porteve tona kryesore dhe atyre kanadeze, që është i pari i këtij lloji", tha kryetarja Topalli. Kryesenatori Kinsella, pasi nënvizoi angazhimin e tij për ngritjen e marrëdhënieve mes dy popujve, shprehu kënaqësinë për praninë e biznesit kanadez në Shqipëri.