E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi vizitë zyrtare në Turqi, nis takimi me Abullah Gyl

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka nisur vizitën zyrtare në Turqi.
Mëoshet se Topi sapo ka mbërritur në Turqi është takuar menjëherë me Presidentit turk, Abullah Gyl.

Kreu i Shtetit shqiptar ndodhet në Republikën e Turqisë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare treditore me ftesë të Presidentit turk, Abullah Gyl.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, kreu i shteti shqiptar do të zhvillojë bisedime me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, me homologun e tij turk, bashkë me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan, kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.

Axhenda e Presidentit Topi parashikon pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të mbajë fjalën përshëndetëse.

Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim dhe me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Turqi.

(d.b/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›