E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore KQZ Ja ku duhet te ndryshoje Kodi

Ristani Votimi elektronik projekt i realizueshem per zgjedhjet e majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati tashme propozimet konkrete per ndryshime ne Kodin Zgjedhor. Kreu i KQZ-se Arben Ristani ka bere te njohura pikat kryesore te draftit te pergatitur tashme nga institucioni qe menaxhon procesin zgjedhor. Sipas tij ndryshimi kryesor ne Kodin Zgjedhor duhet te jete shtimi i qendrave te votimit. Kjo sipas Ristanit do te evitonte dhe vonesat per numerimin e votave cka u evidentua ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009. Nje tjeter ndryshim sipas tij eshte kufizimi i te drejtave te partive per te ndryshuar komisioneret deri ne momentin e fundit. Por pjese e reformes zgjedhore sipas tij mund te jete dhe votimi elektronik. Kreu i KQZ-se e konsideron plotesisht te mundshme kete menyre te re votimi. Ai shton se nese ka vullnet politik votimi elektronik mund te perdoret me se miri ne zgjedhjet lokale te dekretuara tashme nga presidenti Bamir Topi per ne daten 8 maj te vitit 2011.

Drafti

Kryetari i KQZ-se ka pohuar se ka gati draftin me propozime qe do ti dorezohet Kuvendit nese nis puna per te ndryshuar ligjin e zgjedhjeve ku ndryshimi kryesor sipas tij ka te beje me numerimin e votave. Shtimi i numrit te qendrave ku numerohet pra nga 66 qendra numerimi do te duhet te jene me shume qe te pershpejtohet procesi i numerimit - pohon kreu i KQZ-se. Por sipas tij nje tjeter ndryshim i rendesishem duhet te jete dhe kufizimi i te drejtave te partive per ndryshimin e komisionereve. Sipas Ristanit subjektet politike me kodin aktual kane mundesi te ndryshojne komisioneret deri ne momentin e fundit para se te nise procesi zgjedhor por kjo gje ul cilesine e procesit sepse behet i pamundur trajnimi i komisionereve. Duhet bere ndryshime te atilla ne Kod qe do te pengonin politikat bllokuese te forcave politike te cilat marrin pjese ne zgjedhje. Partite politike kane nje akses te pakufizuar dhe nje mundesi te pakufizuar qe ti ndryshojne komisioneret deri ne momentin e fundit gje qe ka sjelle si pasoje futjen ne proceset zgjedhore te njerezve te patrajnuar. Kjo mund te pengohet me nje ndryshim te thjeshte ligjor- tha Arben Ristani. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve mendon gjithashtu se votimi elektronik ne maj 2011 eshte nje projekt i realizueshem. Por kjo vetem nese partite nisin punen menjehere. Eumlshte e mundur ne rast se fillon urgjent diskutimi dhe arrihet konsensusi midis forcave politike. Jane te mundshme per tu bere po dhe keto kerkojne ndryshime ligjore te cilat duhen shoqeruar me nje konsensus te gjere te forcave politike pra ato duhet te bien dakord per tu bere dhe e mira do te ishte qe dakordesia e tyre te ndodhte sa me shpejt te jete e mundur sepse jane procese te cilat duan kohe fizike te gjate per tu implementuar dhe nderkohe fillon numerimi mbrapsht drejt dites se zgjedhjeve - ka shtuar Ristani. Votimi elektronik eshte nje ide e leshuar nga kryeministri Berisha i cili eshte shprehur i gatshem te paguaje cdo lloj shume per ta mundesuar ate nese opozita jep konsensusin.

Propozimet e KQZ-se per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor

Te shtohet numri i qendrave te numerimit te votave

Te kufizohen te drejtat e partive politike per ndryshimin e komisionereve

Te arrihet konsensusi per aplikimin e votimit elektronik

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›