E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi:Sistemi i drejtësisë ende i sëmurë

"Sistemi i drejtësisë ende i sëmurë",kështu u shpreh Presidenti Topi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deklaratat e Topit u bënë gjatë tryezës së KLD, e fundit për vitin 2008 e mbledhur sot paradite. Topi tha gjithashtu se drejtesia shqiptare është ende larg standarteve të kërkuara dhe vuan nga klane tradicionale në segmente te caktuara të tij. "Ka ardhur koha që drejtesia të rimëkëmbet dhe të shërohet. Por shërimi nuk bëhet vetëm me deklarata." shtoi Presidenti Topi. Topi vleresoi punen e KLD-së gjatë vitit 2008 dhe përballjes me sukses që sipas tij, institucioni iu bëri sfidave të reja. Sipas Topit, sfidat jane përballuar edhe mbi bazen e vullnetit politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›