E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli për dosjet:Parlamenti votoi me dinjitet,ligji komform standarteve

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerësoi sot se ligji i dosjeve që u votua të hënën në parlament u miratua me dinjitet nga parlamentarët. Deklarata e Topallit u bë ditur pas takimit që ajo pati sot me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Korsal Toptan. Topalli siguroi se ky ligji është komform standarteve ndërkombëtare dhe do të jetë transparent dhe sipas të gjitha standarteve të një shteti ligjor e demokratik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›