E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Statusi pergjegjesi politike

E premte 02 Mars 2012 1227 Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth Ne nje kohe kur Shqiperia rrezikon te mos marre statusin per te treten here ambasadori i OSBE thekson se ecuria e reformave ehte pergjegjesi e klases politike duke e perseritur thirrjen e radhes per bashkepunim. Nga Fieri pyetjes se pse Shqiperia ka mbetur ne vend numero qe nga viti 2009 kur dhe aplikoi nderkohe qe Serbia mori statusin e vendit kandidat kreu i prezences se OSBE iu pergjigj me apelin per ta kthyer integrimin ne axhende kombetare. Ky eshte nje vendim i bashkimit evropian qe behet ne baze te rekomandimeve te komisionit perkates evropian. Ky eshte nje hap shume i rendesishem nje hap qe te ben te mendohesh per ta bere integrimin e Shqiperise ne piken numer nje te axhendes kombetare te vendit. kjo kerkon perpjekje te perbashketa nga ana e drejtueseve politike shqiptare. I takon Shqiperise qe te beje nje hap perpara lidhur me kete proces eshte shprehur Wolfarth. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore Wolfarth nenvizoi rendesin e ketij procesi duke premtuar mbeshtetjen e nderkombetareve. Nderkohe ne Tirane ambasadori i komisionit evropian Etore Sekui permes nje deklarate ka pershendetur miratimin ne kuvend te ndryshimeve ne kodin penal pasi ai ka te beje me nje nga prioritetet kyce te Opinionit te Komisionit Evropian per Shqiperine persa i perket miratimit te legjislacionit qe kerkon nje shumice te cilesuar ne Parlament. Ambasadori Sekui nenvizon se arritja e kompromisit eshte nje sinjal inkurajues ne trajtimin e ceshtjeve qe jane pjese e agjendes evropiane te vendit ndersa shpreh besimin se ceshtje te tjera po kaq te rendesishme do te trajtohen ne te njejten fryme.

Komento

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›