E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkuri: Shqiptaret te rrezikuar nga hepatitet Sonila Isaku



Shqiptaret jane nje nder popujt e Evropes te prekur me shume nga hepatitet virale B dhe C. Te cilesuara, si epidemi te bardha, viruset e tyre perhapen ne menyre te fshehte, shpesh pa e ditur njerezit qe jane bartes te tyre dhe pa ditur riskun e zhvillimit te nje semundjeje te rende ne trupin e tyre, me vdekshmeri te larte. Sipas nje studimi te fundit te bere nga Instituti i Shendetit Publik, rreth 250 mije persona ne vendin tone jane te infektuar nga virusi i hepatitit B dhe 30 mije te tjere jane te infektuar nga virusi i hepatitit C. Per specialistet e shendetit Publik duhet me shume vemendje ndaj kesaj semundjeje pasi ajo njihet si nje nga vrasesit e heshtur. Mjekja Lumturi Merkuri ne nje interviste tregon se cilat jane rreziqet e ketij infeksioni te rende dhe kush jane me te rrezikuar.

Sot eshte dita Boterore e Hepatiteve, por cfare eshte ne te vertete ky infeksion dhe sa lloje te tij ekzistojne?

Hepatiti eshte infeksioni i melcise i njohur si verdheza. Ekzistojne disa lloj hepatitesh, A, B, C, D dhe E, ne vartesi te llojit te virusit qe i shkakton. Hepatitet jane sot nje problem i shendetit publik mbareboteror per shkak te barres se semundshmerise dhe vdekjes qe ata te shkaktojne. Aktualisht ato shkaktojne rreth 2,7% te vdekjeve ne nivel boteror dhe parashikimet jane qe te renditen nder nje nga shkaktaret kryesore te vdekjeve ne dy dekadat ne vazhdim. Ne vecanti, llojet B dhe C cojne ne semundje kronike qindra miliona njerez dhe, se bashku, jane shkaku me i zakonshem i cirrozes dhe kancerit te melcise qe shpesh perfundojne ne vdekje. Te dhenat tregojne qe 57% e rasteve te cirrozes se melcise dhe 78% e rasteve te kancerit primar te melcise rezultojne prej infeksionit te virusit te hepatitit B dhe C. Ne Diten Boterore te hepatitit, Organizata Boterore e Shendetesise u ben thirrje qeverive te te gjitha vendeve per te vepruar me aksione konkrete kunder virusit te hepatitit. Me se shumti virusi i hepatitit B dhe C, mund te cojne ne semundje kronike dhe efekte te medha negative te tilla si kanceri i melcise dhe cirroza, dhe pervec ketyre dhe ne humbjen e te ardhurave familjare, te kostove ekonomike te trajtimit dhe shpenzimeve te larta mjekesore per qindra miliona njerez ne mbare boten. Hepatiti viral eshte referuar si nje "epidemi e heshtur", sepse shumica e njerezve nuk e kuptojne se ata jane te infektuar dhe gjate dekadave infeksioni perparon ngadale ne semundje te renda te melcise. Shume vende vetem tani jane duke kuptuar permasat e barres se semundjes dhe po gjejne menyra per tu perballur me te.

Kete vit OBSH ka publikuar nje studim ne lidhje me kete semundshmeri, si paraqiten te dhenat?

Po eshte e vertete qe kete vit eshte publikuar studimi i pare qe eshte bere per hepatitin ne 126 shtetet anetare. Raporti identifikoi sukseset si dhe mangesite ne nivel vendi ne zbatimin e kater fushave prioritare: rritja e ndergjegjesimit, sigurimin e te dhenave bazuar mbi te cilat te realizohen nderhyrjet, parandalimi i transmetimit dhe testimi si dhe kujdesi per trajtimin. Gjetjet tregojne se 37% e vendeve kane strategji kombetare per hepatitet virale, dhe me shume pune eshte e nevojshme ne trajtimin e hepatitit. Ai gjithashtu thekson se ndersa shumica e vendeve (82%) kane krijuar programe te survejances se hepatitit, vetem gjysma e tyre perfshijne monitorimin e hepatitit kronik B dhe C, te cilat jane pergjegjese per semundjet me te renda dhe vdekjeve. Edhe Shqiperia prej vitesh ka programin e survejances se hepatiteve.

Çfare e ben hepatitin nje problem global shendetesor?

Hepatiti eshte bere sot nje nga problemet globale te shendetit publik. Hepatiti Viral prek qindra miliona njerez ne mbare boten, duke shkaktuar semundje akute dhe kronike dhe vrasjen e pothuajse 1.4 milion njerezve cdo vit. Sot, ne mbare boten, rreth me shume se 240 milion kane infeksion kronik te hepatitit B dhe rreth 150 milion te hepatitit C, dhe miliona jane ne risk per tu infektuar. Mjaft njerez me infeksion kronik nga virusi i hepatitit B ose C nuk jane ne dijeni se jane te infektuar dhe vazhdojne te mbajne kete virus. Keta jane ne risk te larte per te zhvilluar semundje kronike te melcise si dhe tua transmetojne ne menyre te pavetedijshme njerezve te tjere. Afersisht 1 milion vdekje ne vit i atribuohen hepatitit viral, sidomos prej cirrozes dhe kancerit te shkaktuar prej tij.

Se bashku, virusi i hepatitit B dhe virusi i hepatitit C jane shkaku kryesor i kancerit te melcise ne bote, ata perbejne 78% te rasteve. Sot gati nje ne tre persona ne bote jane te infektuar me virusin e hepatitit B, dhe 1 ne 12 njerez ka hepatit te tipit B ose C. Secili nga ne mund te jete i 12-ti!

Si paraqitet situata ne vendin tone?

Hepatiti B sot eshte nje problem per shendetin publik edhe ne Shqiperi. Prevalenca e Hepatitit B eshte 7% dhe i hepatitit C 1%. Ne Shqiperi, afersisht 1 ne 10 njerez eshte bartes i hepatitit B e C. Shumica e njerezve te infektuar me keto viruse perballen me mundesine e zhvillimit te efekteve madhore negative te semundjes, me demtimet fatale te melcise, apo dhe me transmetimin e infeksionit tek te tjeret ne menyre te pavetedijshme gjate jetes se tyre. Edhe pse barra e semundjeve te lidhura me hepatitin eshte shume e larte, shume njerez, nuk jane te ndergjegjshem per ndikimin trondites te ketij infeksioni ne shendetin global. Kjo per arsye se shumica e njerezve nuk zhvillojne asnje simptome shpesh per dekada te tera derisa ata te zhvillojne semundje kronike te melcise. Kjo ka rezultuar ne kete "epidemi te heshtur" qe ne po perjetojme sot.

Cilat jane rruget e marrjes se ketij virusi?

Viruset e hepatiteve jane A,B,C,D dhe E. Me problem tek shqiptaret eshte virusi B dhe C. Virusi B gjendet ne gjak dhe perhapet nga kontakti seksual, nga nena shtatzene tek femija, transfuzionet e shpeshta te gjakut apo shiringat dhe aget jo sterile. Personat e prekur nga virusi B mund te jene thjesht bartes te tij, por raste te tjera te cilat avancojne shpejt mund te jene bartes kronike dhe jane te rrezikuar te pesojne hepatit kronik, cirroze apo kancer te melcise. Ndaj mjeket bejne apel per testimin e popullates dhe trajtimin e metejshem dhe vaksinim. Sa me heret qe te diagnostikohet, aq me mire eshte per te semurin. Duhet ditur qe melcia eshte nje organ qe nuk dhemb. Rritja e transaminazave, qe eshte enzima kryesore e qelizes se melcise, si dhe e shoqeruar me shume shenja te tjera, nje rritje e melcise, rritje e shpretkes, shfaqja e disa shenjave ne lekure, qe flasin per insuficense te melcise...Ne mund ta diagnostikojme melcine qe ne fazen e hepatiti kronik, por edhe ne aq te avancuara, si cirroza, ndonjehere mjerisht edhe me nderlikime te saj, te cilat jane shume te rendesishme dhe cojne te semurin drejt vdekjes.

Si mund te parandalohet hepatitit viral?

Vaksinimi eshte nje nga menyrat per te parandaluar infektimin prej ketyre lloj viruses. Aktualisht ekziston vaksina vetem per hepatitin A dhe B, vaksina per hepatitin E eshte duke u testuar dhe nderkohe eshte bere progres lidhur me vaksinen kunder hepatitit C.

Ekzaminimi i gjakut qe perdoret per transfuzion parandalon transmetimin e virusit te hepatitit B dhe C

Perdorimi i pajisjeve sterile gjate injeksioneve mbron nga transmetimi i hepatitit B e C.

Praktikat e seksit te sigurt (perfshire minimizimin e numrit te partnereve dhe perdorimi i prezervativit) mbrojne kunder transmetimit te hepatitit B dhe C.

Ushqimi i sigurt dhe sigurimi i ujit higjenikisht te paster, sigurojne mbrojtje te mire kunder hepatitit A dhe E

Menyrat e infektimit me Hepatit B

Mund te shpohen me age te infektuara

Injekton droge me te njejten shiringe qe ka perdorur nje person i infektuar me hepatit B

Perdor mjetet personale si, furcen e dhembeve apo mjetet e rojes te nje personi te infektuar

Ben seks me nje person te infektuar, pa perdorur prezervativ

Ka me shume se nje partner seksual apo nderron shpesh partneret seksuale

Ben tatuazhe apo vendos vathe (piercing), me mjete te ndotura qe i ka perdorur me pare nje person i infektuar

Nje nene shtatzene e infektuar me virusin e hepatitit B mund te infektoje femijen e saj te porsalindur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›