E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet Parku Natyror Rajonal Ulëz, zonë me biodiversitet e ekoturizëm

ulezMat- Nën mbështetjen e Ambasadësa Amerikane në Tiranë dhe Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Këshilli i Qarkut të Dibrës shpalli me vendim krijimin e Parkut Natyror Rajonal Ulëz.

Parku Natyror Rajonal ka një sipërfaqe prej 4.206 ha, ku pjesën kryesore e zënë sipërfaqet me pyje dhe përfshin dy liqenet, atë të Ulzës dhe të Shkopetit, si zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh per zhvillimin e ekoturizmit.

Parku përfshin një komunitet lokal të gjalle dhe aktiv, duke siguruar një përvojë të veçantë për vizitorët e shumtë të tij.

Në këtë aktivitet ishte i pranishem edhe Zv ministri i Brendshem Nard Ndoka dhe Zv ministri i Mjedisit Arsen Proka, të cilët falenderuan Ambasadën Amerikane për financimin për këtë projekt, gjithashtu edhe për mbështetjen që ka dhënë për Parkun Rajonal për vendin tone duke bere qe ky financim te vazhdoje edhe me tej duke ë dhene nje hap te madh dhe per zhvillimin e turizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›