Toptan:Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO,kontribut për rajonin

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare turke në konferencën për shtyp vlerësoi si shumë thelbësor rolin pozitiv të Shqipërisë në paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe gjithashtu shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një kontribut shumë i rëndësishëm jo vetëm për rajonin por edhe për paqen në kuptim më të gjerë. "Ne e dimë tha Kryetari i Asamblesë turke Toptan se Shqipëria ka ecur shumë përpara ka bërë reforma të mëdha dhe reflekton stabilitet të fortë politik dhe ekonomik. Për të gjithë këtë progres Shqipëria meriton të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO. Po ashtu besojmë se shumë shpejt ju do të jeni anëtarë të Bashkimit Europian." Biseda në takim, u ndal gjerësisht edhe në ritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.