E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Jong Il në Kinë

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 15:30

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, ka mbërritur në Pekin, ku do të takohet me Presidentin e Kinës, Hu Jintao.

Vizita e diktatorit veri-korean në Kinë pasqyron ndikimin që motori ekonomik i botës ka mbi vendin e izoluar, që lufton me urinë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia jug-koreane e lajmeve, “Yonhap”, e cila saktësoi se Kim arriti në orën 09:00 të Pekin dhe u drejtua menjëherë për në shtëpinë e mikpritjes, Diaoyutai.

Ministria e Jashtme e Kinës ka refuzuar të konfirmojë prezencën e Kimit në vend, edhe pse kryeministri Ven Jiabao theksoi se Kina e ka ftuar atë të studiojë dhe adoptojë reformat e orientimit të tregjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›