E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria brengos Ashtonin dhe Fulenë

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 15:00

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Catherine Ashton dhe Komisionarit për Zgjerimin, Stefan Fule, janë shprehur mbi situatën aktuale në Shqipëri.

Në deklaratën e tyre thuhet: “Ne kemi mbajtur shënim bërjen publike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të rezultatit për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Megjithatë ne kemi mbajtur shënim që çështja e logjikës ligjore të
vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota “të hedhura gabimisht”, është një çështje që përbën shqetësim. Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende”.

Më tej qëndrimi, i dyshes Ashton-Fule vijon, duke thënë se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i monitorimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR.

Theksohet se BE pret qe procedurat e apelimit të jenë të ndershme, transparente si dhe të mbahen në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues.

Sipas deklaratës së përfaqësuesve të Bashkimit Evropian deklarohet se, zgjidhje konsensuale dhe të qëndrueshme mund të gjenden për ato çështje të cilat nuk janë mbuluar në mënyrë eksplicite nga ligji dhe që kërkojnë interpretim, duke apeluar që për këtë qëllim, partitë duhet të nisin menjëherë dialogun në mënyrë që të bien dakord se si ta trajtojnë çështjen e votave “të hedhura gabimisht”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›