E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornatore: Do të doja të kujtohesha për filmat e mi

Ne historine e kinemase do te doja te mos kujtohesha une, por filmat e mi. Keshtu shprehet kolosi i kinemase italiane Giuseppe Tornatore i cili ndodhet ne Tirane. Ai eshte suprizuar nga dashuria me te cilen e ka pritur publiku shqiptar. Ne nje interviste per tv Alsat, regjisori i “Nuovo Cinema Paradiso”, Malena, Baaria apo “Legjenda e pianistit mbi Oqean” rrefen fillimet e tij me teatrin por edhe dashurine e tij per Siciline.

“Tani kthehem shpesh ne Sicili... e nese do te beja nje film sa here kthehem atje do te beja se paku 6 filma ne vit. Por raporti im me Siciline eshte shume i forte. Ka qene nje periudhe qe te kthehesha ne Sicili dy ose tre here ne vit dhe te zbuloja gradualisht se gjithcka po transformohej se si po ndryshonte, kjo gje me turbullonte shume. Ne ato vite kam patur nje periudhe qe kthehesha ne Bagheria, por nuk dilja nga shtepia se nuk doja te jetoja ate eksperiencen e vdekjes..te vendeve qe trasnformoheshin dhe nuk u ngjanin me vendeve qe une kujtoja” tha Tornatore.

Me nje Oscar te fituar kur ishte vetem 32 vjec per filmin qe e beri te njohur boterisht, “Nuovo Cinema Paradiso”, Tornatore zbulon pse femrat jane protagoniste te filmave te tij dhe ne rastin kur nuk jane, ato ne fakt jane motori i historive.

Ne filmat e tij Tornatore na sjell nje Itali gjallerisht nostalgjike dhe te hidhur, qe ne buzeqeshjen e saj fhesh deshperimin. Eshte nje regjisor qe di ta beje per vete publikun sepse eshte i drejtperdrejte dhe i ndershem, sepse edhe me i thjeshti nder njerez arrin te pesoje magjepsjen per ate mjetin kinematografik te cilit autori i ngre lavde, me punen e tij, me ate drite qe can erresiren dhe te terheq drejt emocionit.

Ka punuar me aktore si Marcello Mastroiani, Philip Noiret, Ben Gazzara, Gerard Depardieu, Roman Polanski, Monia Belluci, por edhe me personazhe te jetes se perditshme si Toto Cascio, por kur zgjedh aktoret thote ai, une nuk kam perpara aktorin, por personazhin.

Tornatore viziton sot per here te pare Shqiperine dhe ka prekur nga afer adhurimin e publikut shqiptar per filmat e tij.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›