E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e opozitës, Berisha fton Ramën në komision

Kryeministri Berisha reagon per here te pare ndaj greves se opozites e cila vazhdon prej kater ditesh ne perpjekje per transparencen zgjedhore. Shefi i qeverise ftoi liderin socialist Edi Rama te marre pjesen ne komisionin hetimor ku do te kete shumicen ne rast se nuk i drejtohet Gjykates Kushtetuese. Berisha u shpreh se nuk do te pengoje greven si forme proteste te zgjedhur nga socialistet.

"Zoti Rama e ka ndermarr kete veprim si nje perpjekje per te permbysur vendimet e gjykatave me mjete politike. Dhe kjo është në kundërshtim të hapur në themel të një shoqërie të lirë. Vendimet e gjykatave në cdo vend të lirë dhe interesin më jetik të cdo qytetari edhe të atyre që protestojnë mund të ndryshojnë vetëm në gjykata, që me tagrin e vet, me vullnetin e vet mund ti drejtohet Komisionit te Venecias. Ne rast se zoti Rama nuk preferon kete rruge urdhero te vije ne komision do kete shumicen ne cdo votim, nese ai mund te qendroje. Cdo dokument qe do disponoje do e paraqese dhe komisioni do e vleresoje. Ne ndjekje te gjithe procedurave ligjore do behet transparence e plote", tha Berisha.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›