Maradona ndan Argjentinën: Njerëzit e duan, media jo
Populli argjentinas shprehu gjithë mbështetjen e vet për kombëtaren bardhekaltër menjëherë pas kthimit në Buenos Aires. Gjithashtu, mbështetje për ish-”djaloshin e artë” kanë shprehur edhe futbollistët, mes të cilëve Mesi, Maskerano, Tevez e Hajnce. Madje në mbështetje të Maradonës ka dalë edhe presidenti Kirchner, i cili i ka dërguar përfaqësueses një mesazh inkurajues.
Por nuk është i të njëjtit mendim shtypi vendas, që vijon të kritikojë paraqitjen turpëruese të kombëtares në ndeshjen e fundit përballë Gjermanisë. “E ç’ka këtu për të festuar?”, ishte titulli kryesor i të përditshmes “Ole’” në numrin e sotëm, duke nënvizuar se “Diego ka më tepër popullaritet nga sa mund të imagjinohej”. E përditshmja tjetër “La Nacion” flet për një “revolucion në skuadër pas disfatës afrikanojugore”, duke mos i kushtuar rëndësi mbështetjes për Maradonës.