E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguaj-Holandë, sot finalisti i parë

Sfida e sotme është më tepër se një ndeshje futbolli. është gjithashtu edhe një përballje mendësish të ndryshme, por që asnjëherë nuk kanë qenë më pranë se sot. Gjithsesi, ka shumë aspekte të përbashkëta mes portokallinjve dhe të kaltërve në mbrëmjen e sotme. Mes të tjerash, të dy përfaqësueset janë në kërkim të finales së tretë botërore në historinë e tyre.

Por shprehja “nuk ka dy pa tre” nuk ka sjellë gëzim të madh në Amsterdam (kujtojmë humbjet në finalet e ’74-ës dhe ’78-ës), ndryshe nga ç’ka ndodhur në Montevideo (botërorët e fituar në vitet 1930 dhe 1950). Pra, një fushë dhe 90 minuta (ose më tepër) për një tjetër rast. Situata nuk është nga më të mirat në të dy kampet, duke parë problemet në formacion.

Oskar Tabarez i Uruguajit duhet të bëjë pa sulmuesin Suarez dhe mbrojtësin Fuçile. Në dyshim është edhe kapiteni Lugano dhe mesfushori Lodeiro. Nga ana tjetër, Van Marvijk nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Van der Viel, mesfushorin De Jong dhe sulmuesin Van Persi. “Green Point Stadium” është gati për në ngritur siparin dhe me shumë mundësi do të shohim një Holandë sulmuese e një Uruguaj të kujdesshëm prapa por gati të godasë në kundërsulm.

Uruguaj-Holandë, formacionet e mundshme:

URUGUAJ (4-3-3): Muslera, Lugano, Victorino, Godin, Caceres; M. Pereira, Perez, Arevalo; Cavani Forlan, Abreu. (Castillo,Silva, Eguren, A. Pereira, A. Fernandez, Lodeiro, Gargano, Gonzalez, Scotti, S. Fernandez). Trajner: Tabarez

HOLANDA (4-2-3-1): Stekelenburg, Boulahrouz, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, de Zeeuw; Kuyt, Sneijder, Robben; Huntelaar. (Vorm, Boschker, Ooijer, Braafheid, Schaars, Afellay, Babel, Elia, Van der Vaart). Trajner: Van Marwijk

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›