E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjumashi Adriano humbet stërvitjen e parë me Romën

Gjumashi Adriano ka rënë në gjumë duke ëndërruar tituj të fituar. Deri këtu nuk asgjë të keqe. Por problemi është se gjumi i mëngjesit i ka kushtuar “perandorit” stërvitjen e parë me ekipin kryeqytetas paraditen e sotme. Megjithatë, nuk ka qenë asgjë për t’u shqetësuar, pasi seanca e parë ishte disi “personale”.

Adri do të mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga klubi kryeqytetas, i cili kërkon t’i imponojë një sjellje dhe një regjim prej profesionisti. Si fillim, me të do të merret përgatitësi atletik i skuadrës së të rinjve, i cili ka për detyrë t’i rikthejë formën fizike lojtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›