E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres u shit lirë, thotë Benitez

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 17:14

Ish menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka bërë të ditur se vitin e kaluar ishte konsideruar mundësia e shitjes së Fernando Torresit për 70 milionë funte. Sulmuesi spanjoll iu bashkua Chelseas të hënën në transferim rekord për futbollin britanik prej rreth 50 milionë funtesh, por ai duket se më parë ishte vlerësuar edhe më tepër. “Vitin e kaluar flisnim për 70 milionë funte”, tha Benitez gjatë një interviste për BBC Football Focus. “Njerëzit flisnin për një ofertë nga një klub që ofronte 70 milionë funte”, shtoi ai. Sa i përket kalimit të Torresit në Stamford Bridge, Benitez u shpreh: “Ai nuk ka qenë në shkallë të njëjtë si sezonet e kaluara, por është futbollist shumë i mirë. Është shitur për para të mëdha, por ka mundur të jetë edhe më mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›