Santana mbetet te Fiorentina

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 17:17
Mario Alberto Santana është duke bindur Fiorentinën se meriton një kontratë të re në Artemio Franchi, kanë bërë të ditur mediet italiane të premten. Mesfushori argjentinas ka edhe më pak se gjashtë muaj në marrëveshjen e tij aktuale, por në javët e fundit ka qenë njëri prej futbollistëve më në formë. Santana shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Genoas të mërkurën. Santana iu bashkua Fiorentinës më 2006, pas aventurave të mëparshme në Palermo, Chievo dhe Venezia.