Cani zgjat me Villarrealin

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 17:24
Mesfushori Cani ka nënshkruar kontratë të re në Villarreal, ka njoftuar klubi spanjoll të premten. 29 vjeçari kishte vetëm edhe gjashtë muaj në marrëveshjen e tij të kaluar me klubin, ndërsa tani e ka besuar të ardhmen e tij në El Madrigal deri në qershor 2014. Spanjolli Cani erdhi në Villarreal nga Real Zaragoza në verën e vitit 2006. Mesfushori ka luajtur në të gjitha, përveç dy përballjeve të ekipit nga 21 xhirot e deritashme në La Liga, duke i ndihmuar skuadrës drejt pozitës së tretë në tabelë.