E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palombo vazhdon në Sampdoria

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 17:21

Mesfushori i Sampdorias, Angelo Palombo ka nënshkruar kontratë të re, që do ta mbajë atë në klub deri më 2015. Marrëveshja e kaluar e reprezentuesit italian ishte paraparë të skadonte pas dy viteve, por klubi ka shprehur gatishmëri të sigurojë shërbimet e tij për të ardhmen afatgjate. Sampdoria do të jetë e kënaqur për qëndrimin e Palombos, sidomos për faktin se dyshja sulmuese Antonio Cassano dhe Giampaolo Pazzini u larguan nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. “Jam i lumtur, jam sikur një tifoz dhe e ndiej Sampdorian brenda meje”, tha Palombo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›