E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk duron semundjen, tenton flijim me ilacet

Durres- Nuk duron dot semundjen, tenton t'i jap fund jetes me ilacet qe kurohej. Rreth ores 01:00 te mengjesit te dites se djeshme, familjaret kane gjetur ne gjendje kritike per jeten 47-vjecarin me inicialet K. H., banues ne qytetin e Durresit. Menjehere ai eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku i eshte nenshtruar edhe nje terapie intensive me serum dhe lavazh te stomakut. Per ngjarjen u njoftua edhe policia vendore qe ngriti nje grup hetimor. "Nga kryerja e veprimeve te para hetimore, mendohet se i demtuari si pasoje e depresionit dhe semundjeve te tjera, ka pire disa medikamente", thane burime zyrtare. Pas mjekimeve te marra ne spital, 47-vjecari mesohet se ndodhet ne spital, jashte rrezikut per jeten. Edhe familjaret konfirmuan se i afermi i tyre vuante nga semundje te ndryshme, ilacet e te cilave i ka kaperdire ne nje koktej, me qellim veteflijimin e mbetur ne tentative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›