"Me ndihmoni, vjehrri me kercenon"
Durres- Grate nuk duhet te mbrohen vetem nga bashkeshortet e tyre, por edhe nga vjehrri apo vjehrra, nese jetojne bashke apo te ndare. Prinderit e burrit shpesh kthehen ne nje rrezik serioz per marredheniet bashkeshortore dhe cifti mund te shkoje deri ne divorc. Pikerisht nje konflikt banal i nisur prej 7 vitesh, mes nje nuseje te re dhe ciftit te moshuar, eshte kthyer ne nje makth dhe deri ne denoncim ne Komisariatin e Durresit. Burime zyrtare te policise vendore, njoftuan dje se ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Krujes, kurse kallezuesja eshte Z. S., 30-vjece. Nje denoncim i dyte eshte bere nga nje grua 27-vjecare ne Durres, e cila ankohej per dhunen fizike qe ka ushtruar burri i saj 36-vjecar.
Nena e nje femije nga martesa 7-vjecare ka rrefyer per agjentet e policise se nuk kercenohej apo keqtrajtohej nga bashkeshorti, por nga vjehrri i saj 62-vjecar, me inicialet Sh. S. "Ai me ka bere presion prej shtate vitesh ne menyre te vazhdueshme dhe madje me ka dhunuar psikologjikisht. Shkak eshte bere nje sherr qe ka lindur mes nesh ne familje, pak kohe pasi isha martuar", ka rrefyer nder te tjera 30-vjecarja. Policia nuk dha hollesi rreth zenkave te perseritura, mes te moshuarit dhe familjes se djalit te tij, por beri me dije se konflikti ka qene banal dhe lidhej me marredheniet mes tyre. Policia mohoi qe motivet te ishin te dobeta apo morali dhe njoftoi se ndaj vjehrrit te 30-vjecares, kishte nisur nje hetim ne gjendje te lire pas shoqerimit dhe marrjes ne pyetje. "Per kete rast kemi kryer hetimet perkatese dhe i dyshuari ka akuzuar nusen per sjellje jo te denje ndaj tij apo fyerje. Eshte plotesuar nje kerkese-padi per urdher mbrojtje te menjehershem ne favor te 30-vjecares", thane burime policore.
Rasti i dyte eshte regjistruar mengjesin e djeshem, kur A. M., 27 vjece, banuese ne qytet dhe e martuar prej disa vitesh, denoncoi ne komisariat bashkeshortin 36-vjecar, me inicialet E. M., se e ka dhunuar sistematikisht duke e rrahur apo fyer. Edhe per kete ngjarje, pas shoqerimit dhe keshillimit te te dyshuarit, ndaj te demtuares eshte leshuar nje urdher-mbrojtjeje i menjehershem.