Shetiste me "Benz" te vjedhur, nen akuze "pronari" 42-vjecar
Durres- Qarkullonte me "Benz" te vjedhur, ne pranga shoferi 42 vjecar. Agjentet e Krimit Ekonomiko-Financiar ne Durres, filluan dje procedimin penal ndaj G. D., banues ne lagjen nr. 2. I dyshuari, qe pas hetimeve paraprake u la ne gjendje te lire, akuzohet se udhetonte me nje autoveture luksoze tip "Benz D300", me targa DR9297B, pasi i kishte te falsifikuar numrin e shasise. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua automjeti, se bashku me dokumentacionin e tij. I dyshuari ka pretenduar se mjetin e kishte blere nga persona te tjere dhe se nuk kishte dijeni per shasine e falsifikuar. Pas marrjes ne pyetje 42 vjecari eshte lene i lire, kurse agjentet po hetojne per te gjetur personat qe kane kryer shitjen tek "pronari" me i ri i makines. Ndaj G. D., jane ngritur akuzat e "falsifikimit te vulave, stampave apo formulareve" dhe dosja hetimore i kaloi prokurorise, per hetime te metejshme. Nese vertetohet se falsifikimet jane realizuar nga 42-vjecari, atehere i dyshuari rrezikon burgun.