Alonso: Deri në fund për titullin

Piloti spanjoll i Ferrarit, Fernando Alonso, bëri bilancin e 12 garave të këtij viti në Formula 1 përpara nisjes së pushimeve verore: “Mendoj se duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri tani. Kemi pasur gara të mira, të tjera jo të mira, fat, pafatësi, por jemi akoma në luftë për kampionat dhe jemi pak të distancuar. Jemi të barabartë më të gjithë kur kanë mbetur edhe shtatë gara nga përfundimi i kampionatit”.
Alonso flet edhe për kundërshtart e tij. “Rivali kryesor? I respektoj të gjithë, por Meklaren është shumë i fortë me Hamiltonin, - shpjegon spanjolli gjatë një interviste me të publikuar në faqen e “Kavalinos”. –
"Red Bulli ka treguar superioritet kohët e fundit, por është koha të qëndrojmë të qetë dhe të ftohtë, stresit rritet si në pistë qoftë dhe jashtë saj, dhe në duhet të jemi të fortë ta përballojmë. Synojmë gjithmonë te fitoret, dhe nëse nuk e kemi këtë mundësi ajo është një vuajtje për të gjithë skuadrën.
"Ata ecën paksa shumë shpejt në Hungari, pro e dimë se ka cirkuitë më të përshtatshëm për makinën tonë. Kur makina është e fortë duhet të fitojmë, kur është më pak e fortë duhet të dalim të dytët. Kemi një makinë shumë kompetitive për të 19 garat dhe në fund do të fitojë më i miri”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili