Torres, eja në City

Carlos Tevez ka ftuar sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres t’i bashkohet atij në Manchester City, duke e përshkruar kalimin e tij në Eastlands si vendimin më të mirë në jetën e tij.
Torres spekulohet se mund t’i bashkohet Cityt gjatë kësaj vere, edhe pse menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson ka insistuar se spanjolli dëshiron të mbetet në Anfield Road.
Megjithatë, Tevez i tha tabloidit The Sun: “Torres do të na përmirësonte shumë. Ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë dhe do të doja ta kem për bashkëlojtar. Unë nuk pendohem që kam ardhur në City. Ishte vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time”.