E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm në PlayStation

Më së afërmi që Javier Hernandez arriti të luajë me yjet e Manchester Unitedit para kësaj jave ishte në videolojën PlayStation. Tani ai do të jetë përkrah futbollistëve të vërtetë dhe mezi pret të fillojë sezonin e ri pas transferimit në Old Trafford nga klubi meksikan, Chivas, për 6 milionë funta.

“Të luaj me futbollistë si Ryan Giggs dhe Paul Scholes është e jashtëzakonshme për mua. Kam luajtur me ta vetëm në PlayStation. Kam ëndërruar që një ditë të luaj me ta dhe tani kjo do të bëhet realitet”, tha Hernandez për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›