Kontador fiton për herë të tretë turin e Francës
çiklizëm
Kontador e fitoi për herë të tretë turin e Francës. çiklisti profesionist, Alberto Kontador, fitoi për herë të tretë pas vitit 2007 dhe 2009 turin çiklistik të Francës. Spanjolli e kishte thelluar ndjeshëm të shtunën epërsinë e vet ndaj Andy Shlekut në garën individuale nga Bordoja në Pauillac. Të dielën ai u nis me 39 sekonda avantazh ndaj të dytit, luksemburgasit, në segmentin e fundit për në Paris. Këto 30 sekonda dhe një vend në grupin kryesues në sheshin “Elize” në Paris, atij i mjaftuan që të korrë fitoren. Ndërsa në pjesën e fundit të gjatësisë prej 102,5 km nga Longjumo në Paris fitoren e siguroi britaniku Mark Kavendish, i cili me këtë festoi fitoren e tij të pestë në garën çikliste të njohur me emrin Turi i Francës.
#