E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini, i gatshëm të dëshmohet

Amantino Mancini është i gatshëm të refuzojë ofertat nga klubet e tjera në përpjekje të dëshmojë veten në Inter.

Braziliani ishte transferuar nga Roma më 2008, por nuk arriti të tregohet në Giuseppe Meazza dhe gjashtë muajt e fundit të sezonit 2009-10 i kaloi në formë huazimi te Milani.

Ai besohej se do të largohet nga Interi, por duket se dëshiron të jetë në shërbim të trajnerit të ri, Rafael Benitez.

“Ai është futbollist i Interit dhe do të japë gjithçka për të dëshmuar vlerat e tij. Kemi oferta, por ai është duke punuar fort për Interin”, tha menaxheri Roberto Calenda për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›