E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikpritje e ngrohtë për Gutin në Stamboll

Madrileni

Ish-mesfushori i përfaqësueses së Spanjës, Guti ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me klubin turk të Beshiktash, i pritur nga një numër shumë i madh tifozësh, që i kanë uruar Gutit mirëseardhjen. Klubi turk ka bërë të ditur se Guti ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ta. Një lëvizje kjo e kryer vetëm një ditë, pasi mesfushori u largua nga Real Madrid, ku ka qëndruar 25 vjet. Beshiktash ka saktësuar në një komunikatë për shtyp se Guti do të përfitojë në vit 2.7 milionë euro. 33-vjeçari që u bashkua me klubin e Realit, sigurisht me ekipet e moshave në 1985, ka bërë debutimin me skuadrën e parë gati një dekade më parë. Guti e ka ndihmuar Realin të fitojë 5 tituj kampionë në Spanjë dhe tre Champions League. Te Beshiktash mesfushori do të bashkohet me Bernd Shuster, që drejtoi Real Madridin në sezonin 2007-2008.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›