Hamilton triumfon në Hungaroring

Piloti i McLaren Mercedes, Lewis Hamilton ka fituar të dielën garën për Çmimin e Madh të Hungarisë teksa ka arritur të kryesojë garën për 69 xhiro në Hungaroring.
Vendi i dytë dhe i tretë është zënë nga dy pilotët e Lotusit, Kimi Raikkonen dhe Roman Grosjean. Fernando Alonso i Ferrarit, i cili udhëheq në renditjen e përgjithshme të kampionatit të sivjetshëm zuri vetëm vendin e pestë.
Gara e ardhshme e Formula 1 do të zhvillohet më 2 shtator.