Torres nuk është yll

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 20:30
Ish mbrojtësi i Chelseas, Franck Leboeuf e ka përshkruar sulmuesin Fernando Torres si dështim.
Leboeuf mendon se sulmuesi spanjoll i cili i kushtoi Chelseas plot 50 milionë funte pas transferimit të tij nga Liverpooli në janar të këtij viti nuk e meriton statusin e yllit në gjigantin londinez.
“Mendoj se problemi qëndron te fakti se sot dikush konsiderohet yll edhe nëse nuk meriton të quhet i tillë. Ju duhet të shfaqni tre ose katër vite në shkallën më të lartë për të qenë yll. Drogba e Terry janë yje. Torres ? Nuk e di nëse është yll. Chelsea pagoi shumë për të e ai nuk është i mirë sa duhet për ta”, tha Leboeuf për Daily Star.