Robben ende i rëndësishëm për Bayernin

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 20:00
Ikona e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka thënë se Arjen Robben është ende futbollist shumë i rëndësishëm për gjigantin bavarez pavarësisht paraqitjeve të mira të ekipit në mungesë të reprezentuesit holandez, aktualisht i lënduar.
“Bayern Munich ende ka nevojë për Robbenin. Nuk ka dyshim rreth kësaj. Futbollistët si Ribery dhe Robben janë shllag mbi torte për çdo ekip. Bayern ka kaluar periudhën e tij më të mirë me këta dy futbollistë”. tha Beckenbauer për të përditshmen gjermane Bild.