E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeria ankohet për zhurmë në hotel

Nigeria është ankuar se hoteli ku do të qëndrojnë gjatë Kampionatit botëror në Afrikën e Jugut është shumë i zhurmshëm. Ministri i Sportit i Nigerisë, Ibrahim Bio, ka vizituar hotelin me tre yje në Hampshire dhe ngriti çështjen e zhurmës nga autostrada në afërsi, si dhe u ankua në çështje të sigurisë.

“Jam i brengosur rreth zhurmës, si dhe jam në dyshim rreth sigurisë në këtë hapësirë”, tha Bio për të përditshmen nigeriane Mercury. “Është me rëndësi që djelmoshat tanë të jenë të sigurt”, shtoi ai. Ndërsa FIFA ka njoftuar se ka zhvilluar “bisedime pozitive” me Federatën e Futbollit të Nigerisë.

Nigeria ka pranuar të qëndrojë në hotelin në Hampshire para se Lars Lagerback të marrë drejtimin e ekipit nga Shaibu Amodu, ndërsa ka identifikuar hotelin me pesë yje në Zimbali si hapësirë të preferuar.

Selektori i Brazilit, Dunga, së fundi ka vizituar Afrikën e Jugut dhe kontrolloi renovimet në hotelin me pesë yje në Randburg, jashtë Johannesburgut. Hoteli është rinovuar për t’iu përshtatur brazilianëve. Ai pritet të jetë gati më 12 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›