Tadiç: Serbët e Kosovës, më të rrezikuarit në Europë
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka vlerësuar se serbët në Kosovë janë populli më i rrezikuar në Europë, prandaj KFOR-i duhet të vazhdojë t'i mbrojë ata, si dhe kishat dhe manastiret serbe, pavarësisht reduktimit tw ushtarëve në Kosovë. Zyra për shtyp e presidentit serb njoftoi se Tadiç i ka bërë këto komente të enjten gjatë takimit me komandantin e NATO-s për Europën, gjeneralin James Stavridis, me të cilin ka biseduar për aktivitetet e Serbisë në programin Partneriteti për Paqe dhe për bashkëpunimin me KFOR-in. "Presidenti i Serbisë ka pohuar se plani për integrimin e veriut të Kosovës përbën kërcënim për stabilitetin në tërë rajonin", thuhet në komunikatë.