Bllokohen 15 ton krom në Bulqizë
Rreth 15 ton krom janë bllokuar në ambientet e një galeria në Bulqizë.
Sekuestrimi u bë nga policia e Bulqizës, saktësisht në ambientet e një kompanie private, në afërsi të galerisë 41.
Nga të dhënat e para mësohet se kromi ishte grumbulluar nga punëtorë të paligjshëm për llogari të dy biznesmenëve, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.